Rrëzohet kërkesa e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Olldashi

24 November 2023, 10:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëzohet kërkesa e SPAK për përjashtimin e gjyqtares
Jamarbër Malltezi dhe Ilirjana dhe Olldashi

Gjyqtarja Miliana Muca ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i kërkesës për sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11 akti, datë 23.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”.'- njofton GJKKO.


Video