Apeli i GJKKO merr vendimin për masën ndaj Jamarbër Malltezit

24 November 2023, 15:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli i GJKKO merr vendimin për masën ndaj Jamarbër Malltezit
Jamarbër Malltezi

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Jamarbër Malltezit për shuarjen e masës së sigurisë ndaj tij.

Malltezi i akuzuar për aferën me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, kërkoi lirinë, duke pretenduar se ndalimi i tij është i kundërligjshë.

Pasi qëndroi mbi një javë në burg, GJKKO vendosi masën e re “arrest shtëpie” ndaj tij, ku do të vijojë të qëndrojë.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 174 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 446, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023,” dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 446, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO.


Video