Shtrëngata dhe reshje shiu, vendi përfshihet nga moti keq!

25 November 2023, 08:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shtrëngata dhe reshje shiu, vendi përfshihet nga moti keq!

Këtë fundjavë pritet një shpërthim i të ftohtit nga Arktiku drejt Evropës Lindore qendrore dhe juglindore.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencës ka njoftuar se dhe Shqipëria do të përfshihet në fundjavë nga moti i keq. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në intensiv në disa zona.

Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ndërkohë sipas Severe Weather, stuhia dimërore do të prekë Greqinë, pas së cilës do të forcohet dhe do të shndërrohet në një stuhi të madhe në Bullgari, Rumani, Moldavi dhe Ukrainë.

I ftohti do të sjellë stuhi të fuqishme dimërore në të gjithë gadishullin Ballkanik, ku priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore, kryesisht në zonat malore. 

 


Video