Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dalin detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetënì 34 -vjeçari, Arlind Qendro, banor i Sarandës. Duke udhëtuar me mjetin e tij ka dalë nga rruga ku fillimisht është përplasur me bordurën e rrugës dhe pastaj ka rënë poshtë.
Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit në afërsi të Hotel “Panorama”.
Pas njoftimit nga një qytetar i rastit ka shkuar ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit. Mësohet se 34 vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.
Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vend ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.