Vdes një grua duke ngarë makinën në Tiranë, çfarë dyshon policia

4 August 2022, 16:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdes një grua duke ngarë makinën në Tiranë,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë

Policia njofton se htetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së uniformave blu, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur në Laknas. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video