Një 62-vjeçar nga Devolli është arrestuar nga policia, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij dhe ka goditur një gazetare të emisionit investigativ "Piranjat" gjatë ushtrimit të detyrës.
Në pranga është vënë shtetasi L. J., banues në fshatin Ponçarë, Devoll, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Autoritetet policore njoftojnë se ky shtetas, ditën e djeshme, në fshatin Ponçarë, Devoll, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, shtetases G. Ç., 33 vjeçe, si edhe ka goditur gjatë detyrës shtetasen M. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë gazetare, e cila do të realizonte një kronikë me shtetasen G. Ç., për një emision investigativ.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.