Vatër e madhe zjarri në Gjirokastër, përfshihet nga flakët zona me pisha pranë banesave

24 Korrik 2024, 16:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese / Zjarrfikësit në Dropull

Një vatër e madhe zjarri ka rënë në fshatin Arshi Lengo të Gjirokastrës. Flakët kanë rënë fiks në zonën pyjore me pisha afër zonës urbane.

Zjarri i favorizuar nga bimësia e thatë dhe e dendur dhe nën ndikimin e erës është përhapur dhe po merr përmasa shqetësuese.

Në vendngjarje është i gjithë efektivi i shërbimit zjarrfikës Gjirokastër, është bërë dislokimi dhe ndarja e efektivëve në pikat kyçe për të parandaluar depërtimin e zjarrit në drejtim të fshatit.

Në ndihmë te zjarrfikësve në operacion janë përfshirë dhe 30 forca vullnetare dhe 6 punonjës me kontratë.

Video