Abuzimi me të miturën në Maliq, vëllai i njërit prej të arrestuarve: Është budallaçkë, thoshte ‘hajde e bëjmë për 30 mijë lekë’

24 Korrik 2024, 12:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Asllan Hyka

Asllan Hyka, vëllai i Selam Hykës, i cili u arrestua si i dyshuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur me dhunë, është shprehur se vajza i kishte shkuar te shtëpia dhe e kishte kërcënuar.

Ai kërkon drejtësi, ndërsa thotë se nuk e di nëse i vëllai ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, për të cilën thotë se duhet të arrestohet.

"Vëllai u arrestua para dy ditësh. Janë dy budallaçka nga Leminoti, erdhën na takuan, më shante, o budalla. I kërkova ta mbyllnin gojën e të largoheshin.

Policinë e ka lajmëruar një djalë. Kushedi ndonjë dashnor i saj. Erdhi policia. Nuk e di a ka bërë vëllai marrëdhënie seksuale me vajzën, por kjo vajza i shkruan gjithë fshatit. Bën foto dhe u thotë "Hajdeni për 30 mijë lek", u thotë djemve dhe i gënjen.

Erdhi policia, e morën vëllain. Nuk kam folur me vëllain. Nuk e di a ka kryer a jo. Ajo është budallaçkë, ajo thotë do t'iu arrestojë të gjithëve.

Mos i lini rrugëve, futeni në punë. Mos me sillni probleme. Kërkojm drejtësi. Nesër del dikush tjetër dhe me fut mua. Ta futin dhe vajzën në burg.

Ka edhe për budallenj burg. Nuk e di çfarë mund të ketë bërë vëllai, unë edhe djalin nuk e kontrolloj dot. Por ta marrin vajzën e ta arrestojnë. Ajo del e akuzon e mua nesë , ajo me ofendonte e mua", u shpreh Asllan Hyka.

Policia raportoi se një 16-vjeçare është abuzuar seksualisht dhe është shfrytëzuar për prostitucion nga dy persona, tashmë të arrestuar.

Policia e Maliqit ka arrestuar 41-vjeçarin Selam Hyka dhe 26-vjeçarin Marsel Baçi.

Ky i fundit dyshohet se ka qenë tutori i vajzës së mitur, dhe e shfrytëzonte atë prej disa vitesh.

Ka qenë vajza që ka pranuar pranë uniformave blu këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat. Vetë e ëma duke folur për mediat, është shprehur se vajza ka tentuar disa herë që t’i japë fund jetës. 

Video