Spiropali rishpall tenderin e Inteligjencës Artificiale, tenderi...
15 Janar, 21:58Fokus
Ndryshe nga hera e fundit, mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere i ka marrë masat vetë për të dalë "bukur" në pamjet që po filmoheshin nga gazetarët teksa futej në GJKKO.
Me një telefon në dorë, ajo ka pozuar për gazetarët, të cilët edhe e komplimentuan për dukjen e saj: Besoj bukur sot!
Alketa Pere është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku edhe do të njihet me masën e sigurisë për skandalin në pavionin ku ajo ishte e punësuar.
Por ndryshe nga dalja e fundit në publik, ku Pere iu ankua gazetarëve se nuk e kishin nxjerrë mirë në foto, kësaj here duket e buzëqeshur.