"Onkologjiku" / Avokatët kërkojnë që GJKKO të shpallë moskompetencën, trupa gjykuese tërhiqet për vendimin

24 Korrik 2024, 15:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mjeku Edmond Gashi në GJKKO

Vijon prej më shumë se një ore seanca në GJKKO për mjeket e spitalit të Onkologjikut.

Avokatët kanë kërkuar në seancë shpallje të mos kompetencës, në mënyrë që dosja të kalojë sërish në prokurorinë e Tiranës.

Në rast se kjo kërkesë nuk do të pranohet nga trupa e gjykimit, 6 personat që janë nën hetim kërkojnë masë më te butë sigurie.

Kërkesa është bërë nga mjekja Alketa Pere, mjeku Edmond Gashi, farmacisti Florian Marku, kordinatori Emiljano Lela, administstori i klinikes private “Megis”, Halil Gashi. Sakaq trupa gjykuese është tërhequr për vendimin.

Video