U hodh mes dallgëve dhe shpëtoi vëllanë bashkë me shokun, mesazhet prekëse për Anri Kashikun

15 July 2022, 08:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U hodh mes dallgëve dhe shpëtoi vëllanë bashkë me

Mesazhe pafund për Anri Kashikun, 18-vjeçarin që u mbyt në plazhin e Durrësit teksa po shpëtonte vëllanë dhe një shokun e tij 15-vjeçar që po mbyteshin në det.

Pasi konstatoi rrezikun, Anri rendi drejt tyre për t'i ndihmuar. Por ndërsa ata dolën në breg, ai vetë nuk arriti.

Rasti tragjik ka pasur një solidaritet të pamatë.

Mijëra mesazhe e dedikime pushtuan rrjetin duke e çmuar lart aktin e tij. Mes tyre mesazhe kanë bërë edhe Presidenti Ilir Meta, kreu i opozitës Sali Berisha, Presidenti i FSHF Armand Duka pasi Anri ishte edhe futbollist.



Video