U ekzekutua pranë kthesës së Rinasit, dyshohet se viktima nuk ka qenë vetëm në makinë

4 April 2022, 07:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U ekzekutua pranë kthesës së Rinasit, dyshohet se viktima nuk ka
Viktima Iljaz Çali, 37 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit, ku është ekzekutuar me armë zjarri Iljaz Çali, 37 vjeç.

Ndaj tij është qëlluar teksa po lëvizte me mjetin e tip "Land Rover"  me targa  AB 988 AS. Në 2016 Çali ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis.

Trupi i pajetë u gjet i vetëm,  por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur. Për këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet në spitale për të plagosur.

Dyshohet se atentati ka qenë për larje hesapesh.

Pas ekzekutimit të të riut, mjeti me të cilin lëvizte ka ecur pa kontroll për disa metra dhe më pas ka përfunduar anës rrugës. Fillimisht u dyshua për aksident, por kur policia pa gëzhojat në vendin e ngjarjes, pa që ishte një atentat.

Cali njihej si pronar i një firme kamionësh dhe ishte i njohur për policinë.

Mësohet se në 2016, kur policia po ushtronte kontrolle në banesat pranë Rinasit, për paratë e vjedhura në aeroport, ka gjetur qindra rrënjë kanabis, që dyshoheshin se ishin në pronësi të tij.

Asokohe u arrestua nëna e viktimës, Xhemile Çali, ndërsa Iliazi u shpall në kërkim dhe u arrestua pak më vonë.


Video