Gjendet një kafkë njeriu në Kurbin

3 April 2022, 15:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjendet një kafkë njeriu  në Kurbin

Gjendet një kafkë njeriu dhe eshtra në Fushë Kuqe. Eshtrat u gjetën nga banorë të zonës në rrugën e fshatit Adriatik në zonën e Kurbinit.

Eshtrat janë dërguar në ISHP për t’u ekzaminuar e për të kuptuar se kujt i përkasin.

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me eshtrat e zbuluara në Fushë Kuqe të Kurbinit. Blutë bëjnë me dije se “në një parcelë kanë konstatuar mbetje kockore si ato të njeriut”.

Një kafkë njeriu dhe disa kocka u gjetën rastësisht ditën e sotme nga një banor i zonës në disa shkurre pranë fshatit Adriatik. Eshtrat janë dërguar për analiza shkencore, ndërsa prokuroria ka nisur tashmë hetimet.

“Më datë 03.04.2022, rreth orës 13: 30, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Kurbin, se në vendin e quajtur “Fushë Kuqe”, në një parcelë kanë konstatuar mbetje kockore si ato të njeriut.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme”, bën me dije policia.


Video