Alarm fals, valixhja në Fier u harrua nga punonjësit e pastrimit

3 April 2022, 10:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Alarm fals, valixhja në Fier u harrua nga punonjësit e pastrimit

Një valixhe e dyshimtë e gjetur në qendër të Fierit pranë një marketi alarmoi qytetarët dhe Policinë e Shtetit, që menjëherë vendosi një perimetër sigurie dhe njoftoi forcat xheniere.

Por, pas verifikimeve alarmi rezultoi i rremë dhe valixhja kishte përfunduar në trotuar 'e harruar' nga punonjësit e pastrimit të bashkisë.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një valixhe që ishte konstatuar në rrugë, nga këqyrja e kamerave dhe verifimeve nga shërbimet e Policisë, rezultoi se valixhja është bosh dhe është harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve", njoftoi policia. 

Valixhja u sinjalizua rreth orës 10:30 minuta dhe për thuajse një orë, qarkullimi i qytetarëve dhe mjeteve në zonë u kufizua. 


Video