
Një e moshuar ka gjetur vdekjen dhe katër persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Fushë Krujë-Tiranë.
Viktima është një 82-vjeçare, pasi automjeti tip “Volkswaggen” me të cilin po udhëtonte bashkë me 4 persona të tjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal në anë të rrugës.
Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi A. B 41 vjeç, pasagjerët G. D., 37 vjeç, si dhe A. M. dhe B. M., të mitur të moshës 5-6 vjeç si edhe një djalë i ri.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujën-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”, ka njoftuar policia.