“Një maloke më pak”, Komisioneri i Diskriminimit i shmanget detyrës me një deklaratë të thatë

3 April 2022, 14:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Një maloke më pak”, Komisioneri i Diskriminimit i
Në qendër, anëtarja e KPK, Genta Bungo

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ka reaguar përmes një deklarate lidhur me mesazhin e anëtares së Vettingut në KPK Genta Bungo, e cila shprehej se nuk është problem shkarkimi i prokurores Elisabeta Imeraj, sepse do të ishte “një maloke më pak”.

Gajda shpreh keqardhje për paragjykimet që ushqejnë organet shtetërore shqiptare dhe udhëzon shmangjen e tyre.

“Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi udhëzon shmangien e paragjykimeve dhe përkatësive, në vlerësimin e personalitetit njerëzor dhe profesional”, thuhet në reagimin publik, pas shtuar më tej nëse do të marrë ndonjë masë dhe çfarë mase do të jetë ajo.

Deklarata e Komisionerit kundër Diskriminimit

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes mediave online dhe sinjalizimeve në rrjetet sociale, me një mesazh me përmbajtje diskriminuese nga anëtarë të organeve rivlerësuese të drejtësisë.

Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi shpreh keqardhjen për paragjykimet dhe vlerësimet e personave për shkak përkatësie dhe jo aftësie. Akoma sot, paragjykimet dhe mendësitë diskriminuese ushqejnë organet shtetërore shqiptare dhe shoqërinë.

Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi udhëzon shmangien e paragjykimeve dhe përkatësive, në vlersimin e personalitetit njerëzor dhe profesional.

Ushqimi i steriotipeve në përditshmëri është i papranueshëm dhe bëhet shkak i sjelljeve diskriminuese.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit qytetarët t’i drejtohen zyrës së KMD të sinjalizojnë situata diskriminuese, pasi Ligji ju mbron.


Video