Detajet/ Si u zbulua se i riu nuk kishte vdekur si pasojë e aksidentit, por ishte ekzekutuar

4 April 2022, 00:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detajet/ Si u zbulua se i riu nuk kishte vdekur si pasojë e aksidentit, por

Një person rreth 35 vjeç ka mbetur i vrarë gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Fillimisht policia dyshoi se i riu ka pësuar aksident, pasi trupi i tij është gjetur i shtrirë në rrugë.

Por, teksa ka inspektuar gëzhojat, ka dalë në përfundimin se ndaj tij është bërë atentat.

Ndaj makinës të viktimës, ende i paidentifikuar, është qëlluar nga një makinë tjetër i cili ishte në lëvizje.

Mësohet se ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, derisa automjeti tip Land Rover është përplasur me bordurën.

Viktima ishte duke udhëtuar vetëm në makinën tip fouristradë.

Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se makina e viktimës ka targat AB 998 AS.



 


Video