U ekzekutua me 6 plumba, kush është i dyshuari kryesor për vrasjen e "Ilirit" në Belgjikë (EMRI)

19 July 2022, 21:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U ekzekutua me 6 plumba, kush është i dyshuari kryesor për
Iliri S.

Kanë dalë detajet të reja lidhur me ekzekutimin e 28-vjeçarit shqiptar Ilir S., mbrëmjen e djeshme në Belgjikë.

Mediat vendase raportojnë se autor i dyshuar i krimit është vjehrri i viktimës. Bëhet fjalë për shtetasin Stephane V., 55 vjeç, i cili është arrestuar pas vrasjes së Ilirit.

Ai mohon të ketë qëlluar mbi babanë e nipit të tij, por hetuesit mendojnë ndryshe. “Ne nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai.

55-vjeçari është sjellë para gjykatës pasditen e sotme. “Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati i tij Bram Elyn.

Ilir S. u ekzekutua me 6 plumba përgjatë Jzerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide. Ai ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

U ekzekutua me 6 plumba, kush është i dyshuari kryesor për
Stephane V.

Video