A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Janë pezulluar disa fluturime nga aeroporti kombëtar "Nënë Tereza" i Rinasit ditën e sotme, ndërsa disa të tjerë janë shtyrë për më vonë.
Mediat raportojne se një situatë e tillë vijon prej gati një ore. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, 4 prej fluturimeve janë shtyrë për më vonë. Ndërkohë të tjerat, pavarësisht se tabela tregojnë që janë në procesin e “check-in”, mësohet se është ndërprerë.
Nga informacionet, bëhet me dije se dyshohet për një sulm kibernetik. Burime bëjnë të ditur për Panorama.al se pilotët e avionëve kanë vështirësi në komunikimin e tyre me kullën e kontrollit.