Shifra "të frikshme" të Covid, mbi 1800 infektime dhe 2 humbje jetë në 24 orët e fundit

19 July 2022, 18:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shifra "të frikshme" të Covid, mbi 1800 infektime dhe 2
Spitali Infektiv

1846 raste të reja, dy humbje jete dhe 1899 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit i Covid-19 në vendin tonë.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se betejën me virusin nuk e kanë fituar dot dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-81 vjeç.

Sa i përket rasteve të reja, më konkretisht janë: 750 në Tiranë, 128 në Durrës, 84 në Fier, 62 në Vlorë, 59 në Lushnje, 54 në Kamëz, 52 në Lezhë, 46 në Korçë, 44 në Sarandë, 43 në Shkodër, 41 në Elbasan, nga 36 qytetarë në Berat, Kuçovë, 31 në Gjirokastër, 26 në Krujë, 23 në Kurbin, 22 në Divjakë, nga 19 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 18 qytetarë në Dibër, Maliq, nga 16 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 13 qytetarë në Përmet, Peqin, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Devoll, 10 në Roskovec, nga 9 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Tepelenë, Belsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, nga 7 qytetarë në Shijak, Mat, Kolonjë, Gramsh, 6 në Dimal, 5 në Poliçan, nga 4 qytetarë në Libohovë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Selenicë, Delvinë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Pukë, Skrapar, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Finiq.Janë 9,146 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht janë 9,146 raste aktive me Covid-19, teksa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

Statistika (19 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1846
Të shëruar në 24 orë 1899
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3821

Testime totale 1,889,151
Raste pozitive 298,578
Raste të shëruara 285,912
Raste Aktive 9,146
Humbje jete 3,520

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,428
Durrës 751
Fier 659
Vlorë 445
Shkodër 413
Berat 353
Elbasan 290
Gjirokastër 226
Lezhë 224
Korçë 188
Dibër 101
Kukës 68


Video