Gjenden 23 predha luftarake në Tiranë

19 July 2022, 14:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjenden 23 predha luftarake në Tiranë

Kompania që po kryen punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë ka hasur në 23 predha luftarake gjatë gërmimeve në trasenë e rrugës.

Lajmi bëhet i ditur nga ARRSH, e cila konfirmon se pas gjetjes së predhave është njoftuar Ministria e Mbrojtjes dhe skuadrat e xhenios që do të merren me transportin e tyre dhe shpërthimin e kontrolluar diku tjetër.

????Sot në Lotin 5️⃣ të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve ⚠️u zbuluan disa mjete luftarake, mënjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren ????dhe për të lejuar vijimin e punës ????‍♂️

#ARRSH #MIE

 

 

 



Video