Masakra në Fushë Krujë/ Një javë para atentatit të 'fortët' e Niklës kishin ikur nga Shqipëria

19 July 2022, 14:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakra në Fushë Krujë/ Një javë para atentatit të
Brilant Martinaj

Viktimat e masakrës së Fushë Krujës, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, e pikasën makinën që ditën e ngjarjes i kishte ndjekur gjatë lëvizjeve të tyre.

Këtë shqetësim ia ka shprehur familjarëve të tij Diklen Vata. Në dëshminë dhënë para hetuesve, motra dhe nëna e tij deklaruan se i kishte marrë në telefon dhe u kishte thënë se dikush po i ndiqte, por asgjë nuk bënë për të parandalur ngjarjen e rëndë.

Report Tv shkruan se personat e dyshuar nga zona e Niklës që mund të kenë dijeni për ngjarjen nuk janë brenda vendit. Përmes sistemit TIMS është e provuar se ata janë larguar rreth një javë më parë në mënyrë legale nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Hetuesit ndërkohë kanë zbardhur në mënyrë të plotë lëvizjet që tre të rinjtë kanë kryer në ditën e atentatit. Referuar pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë, Martinaj, Vata dhe Hoxha, fillimisht kanë konsumuar një kafe në zonën e Rinasit dhe nga aty janë nisur me makinë në drejtim të Fushë Krujës.

 


Video