Rreth 40 milionë lekë të vjetra i janë gjetur në banesë Evis Berberit, drejtor i ARRSH-së i arrestuar tashme nga SPAK nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.
Përmes një njoftimi zyrtar të SPAK nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “DAAM”sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit E.B., ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit V.B. “N….Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me tvsh.
Sipas SPAK Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tendera kompanisë që ai ka pasur në zotërim indirekt duke përfituar një shumë gati 2.3 milionë euro.
Po verifikohen tendera të tjerë pasi dyshohet se nuk janë vetëm 6 tendera, të cilët tashmë janë vërtetuar. Prokurorinë e ka ndihmuar kontrolli që është bërë disa ditë më parë në banesën e Berberit, ku edhe janë gjetur provat.
Masa është dhënë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ndërsa verifikimi do të bëhet të shtunën. Po ashtu dyshohet se ka tendera të dhëna nga institucione të tjera si nga Ministria e Infrastrukturës.