Detaje të REJA/ Evis Berberi u arrestua pasi doli nga zyra në ARRSH, nuk dha dorëheqje!

14 Mars 2024, 10:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Evis Berberi

Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme mbrëmjen e së mërkurës (13 mars) disa orë pasi ka dalë nga ambientet e zyrës.

Ditën e djeshme, u servir lajmi se Evis Berberi ishte dorëhequr vullnetarisht pasi SPAK kishte nisur hetimet ndaj tij. 

Evis Berberi ka qenë në krye të detyrës, në zyrën e tij në ARRSH përpara se të arrestohej.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar u vendos në pranga pasi doli nga zyra në ARRSH, por është e paqartë nëse është arrestuar në banesë apo në ndonjë ambient tjetër.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, mësohet se drejtorit të ARRSH-së iu janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderueshme parash.

Piktura e gjetura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi është “hequr” si artist duke pohuar se i kishte pikturuat vetë dhe se nuk ishin blerë.

Gjithashtu gjatë kontrolleve në banes, iu janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente, kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar.


Video