Aksident me vdekje në Shijak, 76-vjeçarja përplaset nga fqinji i saj

14 Mars 2024, 10:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Gjepalaj të Durrësit.

Sipas burimeve nga policia, viktimë ka mbetur një 76-vjeçare e cila është përplasur nga një makinë. Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinjë dhe banorë të fshatit Gjepalaj.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për rastin.

Ndërkohë është shoqëruar për sqarime drejtuesi i mjetit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video