Vranë Grei Bihucin me thikë, lihen në burg dy autorët

14 Mars 2024, 13:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grei Bihuci

Burg pa afat ka vendosur Gjykata e Fierit për dy të rinjtë të cilët akuzohen për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Fierit.

Florian Muka dhe Klajdi Muka akuzohen për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese në bashkëpunim.

18-vjeçari Florjan Muka ra në prangat e policisë pasi goditi për vdekje me thikë në qendër të qytetit Grei Bihucin, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe plagosi 20- vjeçarin Olti Serjanaj, i cili ndërhyri për të shuar sherrin.

Klajdi Muka u arrestua vetëm një ditë më pas, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore.

Konflikti i nisur në rrjetet sociale përfundoi në përleshje fizike duke shkaktuar një viktimë. Ngjarja e rëndë ka shokuar gjithë opinionin publik e veçanërisht komunitetin fierak, të cilët e kanë nderuar 19-vjeçarin me homazhe në vendin e ngjarjes.

Sipas dosjes hetimore, mësohet se sherri ka nisur në dhjetor të vitit të kaluar për një thikë dhe në të janë përfshirë disa persona. Konflikti ka zgjatur deri në ditën e ngjarjes ku të rinjtë janë takuar për t’u pajtuar, por pikërisht në këtë moment në sherr janë përfshirë më shumë persona.

Personat e përfshirë në sherr ditën e ngjarjes kanë qënë dy personat e arrestuar Florjan e Klodjan Muka, Grei Bihuci, Olti Serjanaj, Nebi Alimadhi dhe dy persona të paidentifikuar, palë me Nebiun dhe Grei Bihucin.

 

 


Video