Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin për ish shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj dhe për familjarët e tij që u dënuan disa muaj më parë nga Gjykata e Posaçme.
Secili u dënua përkatësisht me : Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku me 11 vite, në gjykim të shkurtuar 7.5.
Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja Elda Idrizaj- 8 vite, me gjykim të shkurtuar 5.7.
Vajza e madhe e Sokol Idrizaj Egi Idrizaj me 7 vite, 4.7 me gjykim të shkurtuar dhe u aplikua neni 59.
Vajza e vogël, Bora Idrizaj 2 vite, u aplikua nëni 59.
Vangjush Kasharra pafajësi për “fshehje të te ardhurave”.
Tomorr Baruti- 2 vite, me gjykim të shkurtuar 1.4 vite dhe u aplikua neni 59.
Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e çiftit u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshoheshin si anëtarë të një grupi kriminal. Në kuadër të këtij procedimi u arrestuan në total u arrestuan 12 persona.
Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara që kishte dyqanin qendror në Tiranë.
Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme, kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35.000 franga.