EMRI/ Zhduket 49-vjeçari shqiptar në Greqi, familja apelon gjetjen e tij!

10 Tetor 2025, 14:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ili Zorbaj 49 vjeç, me origjinë shqiptare është raportuar i zhdukur nga autoritetet greke.

Protothema shkruan se 49-vjeçari shqiptar i cili bantonte në Greqi, është larguar nga zona Rizomylos në Akai para katër ditëve.

Familja kërkon gjetjene tij, pasi sipas tyre mund të ketë arsye që i vënë jetën në rrezik.

Të afërmit e përshkruajnë Zorbajn si një burrë të gjatë rreth 1.75 cm, të dobët, i cili mbante veshur një xhaketë të zezë, xhinse dhe këpucë të bardha ditën e fundit që është parë.

Deri në këto momente nuk është raportuar ende për ndonjë person të ngjashëm me të, ndërkohë që autoritetet greke po kërkojnë për gjetjen e tij.


Video