VIDEO PREKËSE e Astrit Kalasë nga momenti kur kaloi VETTINGUN, si SHPËRTHYEN në lot gjyqtari dhe familja e tij nga gëzimi!

10 Tetor 2025, 10:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Astrit Kalaja

Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e gjykatës së Apelit në Tiranë, ishte një magjistrat me përvojë mbi 3 dekada në sistemin e drejtësisë në vend.

Kalaja e kaloi Vettingun në vitin 2019, ndërsa KPA-ja e konfirmoi në detyrë në janar të vitit 2022.

Pavarësisht konfirmimit të tij, komisioneri publik kërkoi shkarkimin e Kalasë nga detyra, pasi pretendonte se gjyqtari nuk ka bërë deklarimin e mjaftueshëm të një apartamenti, e të një sipërfaqe toke.

Voxnews ka siguruar një video prekëse të momentit kur gjyqtari Astrit Kalaja kalon vettingun dhe shpërthen në lot së bashku me familjen e tij.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Astrit Kalaja i lindur në qytetin e Shkodrës, ai u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e drejtësisë. Pasi përfundoi studimet me titullin ‘”jurist’’ u emërua si gjyqtar në gjykatën e Shkodrës.

Më herët ai ka mbajtur përkohësisht edhe postin e kryetarit në detyrë të gjykatës së Shkodrës. Që prej diplomimit deri në qershor të vitit 2004, punoi si gjyqtar në Shkodër.

Më pas deri në janar 2023, ishte në Gjykatën e Apelit në Shkodër dhe prej më shumë se dy vitesh, shërbente ne Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Kujtojmë se Astrit Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi. Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 15:40, kur autori, i identifikuar si Elvis Shkëmbi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gjyqtarit, i cili u transportua menjëherë tek Spitali i Traumës, ku mbërriti i pajetë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video