EMRI / Dhunoi rojen e Gjykatës, arrestohet avokati në Vlorë! Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

10 Tetor 2025, 16:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia e Vlorës ka arrestuar avokatin Redi Llanaj, pasi ditën e sotme ushtroi dhunë ndaj rojes së Gjyktës së Shkallës së Parë në Vlorë.

Llanaj është vënë në pranga për “goditje për shkak të detyrës”. Llanaj ka debatuar me punonjësin e sigurisë dhe më pas e ka goditur atë me grusht në fytyrë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, shtetasin R. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat, pasi më datë 10.10.2025, rreth orës 12:30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin në detyrë të sigurisë së objektit të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në fytyrë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.

Sakaq, Dhoma e Avokatisë së Vlorës, pjesë e së cilës ishte edhe Llanaj, është distancuar dhe ka dënuar dhunën.


Video