Teza e Gjuhës Shqipe del vetëm 15 minuta pas nisjes së provimit nga minimaturantët

20 June 2022, 10:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Teza e Gjuhës Shqipe del vetëm 15 minuta pas nisjes së provimit
Provimi i minamturës

Teza me pyetjet e provimit të "Gjuhës Shqipe" për nxënësit e klasave të nënta ka dalë vetëm 15 minuta pas nisjes së testit.

Fotografitë e njërës prej tezave janë publikuar në rrjetet sociale dhe siç duket nxënësit janë futur me telefona me vete në provim, si dhe gjejnë kohë për t'i publikuar në rrjet.

Kjo nuk është hera e parë që tezat e provimeve të mini-maturës apo edhe të maturës publikohen para se studentët të kenë përfunduar provimin.

Sot po i nështrohen rreth 31350 minimaturantë provimit të parë të detyrueshëm, atij të lëndës së Gjuhës Shqipe. Të përfshirë në proces janë rreth 6000 mësues. Provimi zgjat rreth 2 orë e 30 minuta.



Video