Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Pak ditë më parë policia e Vlorës ka njoftuar se një 14-vjeçar kishte shkuar në spital me lëndime të rënda dhe ishte goditur me tullë në kokë.
Ndërsa sot janë bërë publike pamjet e dhunës barbare që ushtrohen mbi të miturin.
Pamjet janë bërë me blur pasi janë tmerrësisht të rënda dhe 14-vjeçari dhunohet keq nga bashkëmoshatarët e tij.
Ata e godasin me tullë, shkelma dhe grushta, ndërsa përpiqen të filmojnë të gjithë ngjarjen.
I mituri ndodhet ende në gjendje jo të mirë, pasi goditejt kanë qenë të forta.
Adoleshenti ka përfunduar në spital, por nuk dihet nëse ka të arrestuar për ngjarjen në fjalë.