Rritje graduale e të infektuarve, sa raste pozitive me Covid u shënuan sot

19 June 2022, 15:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rritje graduale e të infektuarve, sa raste pozitive me Covid u shënuan
Foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 139 raste të reja me Covid-19, nga 595 testime në total.

139 qytetarët e infektuar janë në këto bashki: 97 në Tiranë, 12 në Fier, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 4 në Sarandë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, Himarë, Delvinë.

Janë 791 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,095 që nga fillimi i epidemisë.


Video