Një zjarr i rastësishëm ka rënë një treg rrobash të përdorura në Fier.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit, të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit dhe shuarjen e tij.
Sipas të dhënave në vendngjarje, shkak i zjarrit mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike.
I gjithë tregu është i mbuluar nga llamarina, të cilat në kohë temperaturash të larta nxehen. Në kontakt me to kanë qenë telat e ndriçimit të ndërtesës, të cilat kanë shkaktuar shkëndijë elektrike.
Shuarja e zjarrit brenda një kohë të shkurtër ka bërë që edhe demi i shkaktuar prej tij të jetë i papërfillshëm.
Rënia e zjarrit në këtë pikë tregtare rrobash të përdorura, ka vëne në rrezik ndërtesat përreth, të cilat janë që të gjitha të banuara dhe pothuajse ngjitur me këtë treg. Për shuarjen e zjarrit, janë përdorur dy zjarrfikëse të Shërbimit Zjarrfikës.