Mbledhja e dy qeverive, ministrat e Ramës nisen me fugon drejt Kosovës

20 June 2022, 09:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbledhja e dy qeverive, ministrat e Ramës nisen me fugon drejt Kosovës
Ministrat rrugës për Kosovë

Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë ditën e sotme mbledhjen e 8-të të përbashkët qeveritare, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve.

Mbledhja do mbahet në Prishtinë dhe pritet që gjithçka të nisë në orën 11:15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim.

Kryeministri Edi Rama dhe disa prej ministrave kanë shkuar që dje në Prishtinë, ndërsa pjesa tjetër e kabinetit të qeverisë Rama janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Kosovës me fugon.

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi ka publikuar një foto në rrjetet sociale me ministrat e tjerë brenda fugonit.

"Rrugës për në Prishtinë...
Mbledhja e 8-të e dy qeverive!" shkruan Ekonomi krahas fotos.

Mbledhja e dy qeverive, ministrat e Ramës nisen me fugon drejt Kosovës


Video