Tension në protestën e 89-të/ Ish-truproja e Berishës (babai i Stresit) përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë edhe protestuesit

27 August 2026, 21:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tension në protestën e 89-të/ Ish-truproja e Berishës (babai
Momenti i perplasjes

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në ditën e 89-të të protestës në Tiranë.

Në videot e siguruara nga Top Channel, i pranishëm në konflikt ishte anëtari i PD, Sali Lushaj, babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Sali Lushaj që ka qenë edhe truprojë i Sali Berishës, së bashku disa anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike po bënin foto gjatë protestës me simbolin e PD, dy gishtat, duke tërhequr vëmendjen e protestuesve të tjerë.

Këta të fundit shkuan për t’i larguar nga aty, gjë që solli përplasje.

Në pamje shihet dhe momenti kur Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, një nga nismëtarët e protestës, duke sjellë akoma dhe më shumë tension.

 

 


Video