Aksident në aksin Borizanë–Thumanë, vdes 62-vjeçari

27 August 2026, 18:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në aksin Borizanë–Thumanë, vdes 62-vjeçari
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor “Borizanë – Thumanë” pasditen e sotme.

Viktimë ka mbetur një 62-vjeçar, i cili në rrethana ende të paqarta, ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna nga grupi hetimor,  për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.


Video