24-vjeçari në Tiranë përplas për vdekje fëmijën vetëm një vjeç e gjysëm

27 August 2026, 14:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

24-vjeçari në Tiranë përplas për vdekje

Arbër Toçilla, 24 vjeç, është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një manovre me automjet në Farkë ka përplasur aksidentalisht një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë, e cila ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa 24-vjeçari po kryente manovrën e lëvizjes mbrapa me automjet.

Si pasojë e përplasjes, fëmija ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Video