Protesta/ 35 të lënduar, mes tyre 13 protestues, 9 efektivë policie, 6 përfaqësues të medias

28 Nëntor 2026, 18:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta/ 35 të lënduar, mes tyre 13 protestues, 9 efektivë

Numri i personave të lënduar nga protesta ka shkuar në 35. Mes tyre janë 13 protestues, 9 efektivë policie, 6 përfaqësues të medias, 3 kalimtarë dhe një punonjës sigurie, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas bilancit të përditësuar në orën 18:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona, ndërsa 5 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar:

•9 efektivë policie, (dy prej të cilëve janë transferuar në QSUT)

•12 protestues, një prej të cilëve ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.

•6 përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj). Një përfaqësues i medias ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.

•3 kalimtarë.

Aktualisht, në QSUT po marrin trajtim 26 pacientë.

Të gjithë në gjendje shëndetësore stabël.

Në QSUT deri tani janë paraqitur:

•3 efektiv policie

•Një protestues

•Një punonjës sigurie

Aktualisht, 4 të lënduar  kanë lënë spitalin.

 


Vox Pop

Video