SPAK, aksion të gjerë në disa qytete/ Lëshohen dhjetëra urdhër arreste për avokatë, policë dhe biznesmenë. Shpallet në kërkim 'Visi i Pojës'

21 May 2025, 08:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK, aksion të gjerë në disa qytete/ Lëshohen dhjetëra
Foto ilustruese

Një aksion në shkallë të gjerë ka nisur pas mesnate dhe po vijon në disa qytete të vendit.

Në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë janë ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme, si dhe janë lëshuar urdhër-arreste.

Operacioni është urdhëruar nga SPAK dhe po kryhet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Mësohet se janë lëshuar 24 urdhër arreste.

Mes tyre avokat, policë zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.

Sipas weblajm, masë sigurie është firmosur edhe për biznesmenin Ervis Doçi njohur si Visi i Pojës, i cili është shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar si pjesë e këtij hetimi edhe disa pasuri në Durrës dhe Tiranë.


Video