Gjendet lëndë plasëse te 'Veliera" në Durrës, afër pallatit të Vangjush Dakos

21 May 2025, 08:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjendet lëndë plasëse te 'Veliera" në Durrës,

Një sasi jo e madhe e lëndë plasëse është gjetur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Kalimtarë të rastësishëm informuan Policinë vendore pasi panë lëndën e dyshimtë në zonën e frekuentuar të 'Velierës'", pikërisht te shkallët e saj, rreth 50 metra distancë nga banesa e ish-kryebashkiakut të Vangjush Dako, e lënë në rrugë nga persona të paidentifikuar dhe rrethana të paqarta.

Sasia e eksplozivit u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga forcat e specializuara xheniere. 

Zona u rrethua nga forcat e policisë në vendngjarje, duke krijuar perimetër sigurie për qytetarët. Hetimet për këtë çështje vazhdojnë. 


Video