Ngatërresa me kodin e “Sky ECC”, Gjykata e Lartë lë në “arrest shtëpie” Kreshnik Budllën

20 May 2025, 17:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ngatërresa me kodin e “Sky ECC”, Gjykata e Lartë lë
Kreshnik Budlla (Farruku)

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit për Kreshnik Budllën.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Durrësit që i caktoi masën e sigurimit "arrest në shtëpi" për qëllime ekstradimi drejt Italisë.

Ndërkohë Budlla më herët fitoi betejën me GJKKO pasi arriti të provonte se kodi i aplikacionit “SKY ECC” nuk ishte përdorur prej tij por prej të vëllait.

Sipas GJKKO-së, masa iu hoq pasi ka rezultuar se me përgjimet në aplikacionin “SKY ECC” ka ndodhur një ngatërresë me kodin personal të identifikimit të përdoruesit, dhe komunikimet e pretenduara se janë kryer nga Kreshnik Budlla (Farruku) janë kryer nga një shtetas tjetër me inicialet R.F.

Ai kërkohet nga drejtësia italiane si anëtar i grupit kriminal “Farruku” të akuzuar se kanë transportuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine. Megjithatë, Budlla ka pretenduar pafajësinë dhe ka thënë se është vetëdorëzuar te autoritetet për t’u përballur me drejtësinë dhe për të sqaruar rrethanat e tij.


Video