Forcat detare shqiptare shpëtojnë 13 emigrantë në Detin Egje

20 May 2025, 20:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Forcat detare shqiptare shpëtojnë 13 emigrantë në Detin Egje
Pamje nga operacioni

Një tjetër operacion i suksesshëm kërkim-shpëtimi (SAR) është finalizuar nga Forca Detare shqiptare në kuadër të misionit të NATO-s në Detin Egje.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Anija patrulluese shqiptare “Butrinti” P-134, pjesë e operacionit ndërkombëtar, i erdhi në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre edhe dy fëmijë, në ujërat e Egjeut. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë dhe përfundoi me sukses të plotë, pa asnjë incident.

Forcat detare shqiptare shpëtojnë 13 emigrantë në Detin Egje

“Forcat tona janë gjithnjë të gatshme për të përmbushur misionin human në kuadër të NATO-s”, shkruan në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.


Video