Sot seanca në Apelin e Posaçëm, Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë

17 Tetor 2025, 11:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir meta

Mbahet sot seanca në Apelin e Posaçëm për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit kërkon ndryshim të masës së sigurisë.

SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë.

Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.


Video