Prokuroria e Tiranës ka marr të pandehur Ervis Vata dhe Aida Hoxha, 2 mjekë të maternitetit ‘Koço Gliozheni’, për shkak të vdekjes së një foshnje në korrik të vitit 2021.
Sipas organit të akuzës, mjekja që u kujdes në procesin e shtatëzanisë, si dhe mjeku roje i gatshëm “në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur. Hetimet ndaj dy gjinekologëve nisën pas denoncimit të nënës Adelina Zeqiri.
Pas hetimeve të kryera Prokuroria sqaron, se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale.