E TRISHTË/ Ky është PUNËTORI i cili humbi JETËN tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Shëngjin!

17 Tetor 2025, 09:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 Anton Zefi

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit, ku humbi jetën 36-vjeçari, Anton Zefi.

Ndaj 52-vjeçarit me inicialet S. T. rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Anton Zefi nga fshati Pllanë ra nga lartësia e kantierit teksa ishte duke punuar. Fatkeqësisht i riu ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksdentin në një objekt në ndërtim, në Kune, Shëngjin, me pasojë vdekjen e shtetasit A. Z., bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kryen veprimet për rastin, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin.

S. T., 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Ky shtetas ishte drejtues teknik në firmën që po kryente punimet për ndërtimin e pallatit, ku gjatë punës, dyshohet se aksidentalisht, humbi jetën punëtori, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë.

Kjo humbje e jetës është një dëshmi e qartë e gjendjes alarmante të sigurisë në punë në Shqipëri, ku në shumë raste punëtorët operojnë në kushte minimale mbrojtjeje. Sektori i ndërtimit, në veçanti, shënon një numër të lartë incidentesh fatale për shkak të mungesës së kontrollit, moszbatimit të standardeve ligjore dhe mungesës së përgjegjësisë nga subjektet ndërtuese.

 


Video