38-vjeçari në Lezhë vjedh makinën, por arratia i zgjat shumë pak…

16 Tetor 2025, 22:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vodhi një automjet, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë

Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e forcës “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, organizuan punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, pak minuta pas ngjarjes, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas, njofton policia.


Video