Shpallet projekti fitues, ja si do duket Pallati i ri i Sportit "Asllan Rusi" (FOTOT)

16 October 2025, 19:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpallet projekti fitues, ja si do duket Pallati i ri i Sportit "Asllan
Pallati i ri i Sportit "Asllan Rusi"

Është shpallur projekt-ideja arkitekturore fituese për Pallatin e ri Sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë.

Projekti do të rijetëzojë si ambientet sportive, ashtu edhe zonën ku gjendet aktualisht Pallati i Sportit.

Një juri ndërkombëtare pasi pa dhe dëgjoi projekt-idetë arkitekturore vendosi që fituesi të ishte “MVRDV” i përbërë nga një grup pune me emra si Windy Maas, Stavros Gargaretas, Nicolas Land, Eduart Balla dhe Angel Sanchez Navarro.

Projekti do të ketë formën e një topi basketbolli dhe në brendësi të tij do të jenë të përfshirë nga ambientet e sportit, te ato të rekreacionit, dyqanet apo dhe parkimet nën tokë.

Pamjet e projektit fitues:



Video