Gjykata Kushtetuese i hap rrugë Presidentit, mund të shpallë vakancë për mandatin e Sonila Bejtjas

16 October 2025, 17:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata Kushtetuese i hap rrugë Presidentit, mund të shpallë
Sonila Bejtja

Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i ndërpresë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja. Vendimi i rëndësishëm i hap rrugë Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën në vendin Bejtjas.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar interpretimin mbi mandatin e anëtarëve aktualë, duke theksuar se, në këtë fazë tranzitore, do të zbatohet parimi i përteritjes së pjesshme të përbërjes së saj.

Ky parim vjen si rrjedhojë e nevojës për rikthimin e funksionimit të rregullt dhe të balancuar të institucionit pas krizës kushtetuese të viteve të fundit.

Në të ardhmen do të zbatohet parimi i paprekshmërisë së mandatit 9-vjeçar, siç parashikohet nga Kushtetuta, por për rastet aktuale të ndërthurura me fazën e rindërtimit institucional, prevalon nevoja për përputhje me kalendarin kushtetues të përteritjes së anëtarëve.


Video