Falsifikimi i votës për anëtarin e Kushtetueses/ Analisti shpërthen kundër Sokol Sadushit: Llahtari! U thotë 14 gjyqtarëve ‘qepeni’ e ata...

16 October 2025, 22:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Falsifikimi i votës për anëtarin e Kushtetueses/ Analisti
Naureda Llagami

Vakancat e krijuara në Gjykatën Kushtetuese është kthyer në një ‘ngërç’ në sistemin e drejtësisë, pas përplasjes së dy kandidatëve Naureda Llagami dhe Asim Vokshi. Ky i fundit u zgjodh anëtar me votim në Gjykatën e Lartë, por Llagami, ish-kryetare e KLD, ka ankimuar vendimin duke pretenduar se vota e pavlefshme në favor të saj, që mund ta kishte shpallur fituese, është e vlefshme.

Analisti Arian Curri, në studion e “Top Story”  tregon se kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi u drejtohet gjyqtarëve duke u thënë ‘qepe’ dhe askush nga ai moment nuk flet.

Ndër të tjera, Curri thotë se Gjykata e Lartë nuk e do Llagamin të zgjidhet anëtare në Gjykatën Kushtetuese, por as Asmim Vokshin, të cilin duan që ta heqin me ngritje.

“Që një kryetar i Gjykatës së Lartë u thotë qepe gojën 14 gjyqtarëve që rrinë si dele dhe ata e qepin, edhe teatri absurd grek do e kishte zili, mirë bëni që i nxirrni ju se llahtarisen njerëzit. Brenda trupave gjyqësore ka urrejtje patologjike,. Është kryetari i saj që bën ligjin dhe i thotë kancelares ‘na thuaj opinionin tënd’ ata e qepin gojën dhe dëgjojnë kancelaren, më keq se kaq nuk ka. Dua të di ca bëhet aty kur gjykojnë në 3-she, 5-she. Nuk dëgjon askush gjë.

Imagjino se çfarë behet aty, një llahtarisje. Është një gjë që ata duhet të ndiejnë turp. Kjo është një gjë që duket që vullneti i atij që drejton mbledhjen nuk do Llagamin, por Vokshin dhe atë duan ta heqin me ngritje. Situata Vokshi është hidhu këtej andej. Duhet ti ishin hedhur në fyt atyre. A janë tani lakuriq përballë shqiptarëve? E qepin gojën se u thotë kryetari ‘qepe’. Pastaj thonë ‘pse arriti një i çmendur dhe na qëlloi në sallë’, nuk po e justifikoj. 15 gjyqtarë e qepin dhe rrinë si hunj dhe dele kur u thotë kryetari”, shprehet ai.

Kjo vjen pas një audio të publikuar në studio nga mbledhja për zgjedhjen e anëtarit të GJK-së. Në audio dëgjohet Sadushi kur i ndërpret fjalën një gjyqtari dhe i thotë që fleta e votimit (që u shpall e pavlefshme për shkak të shenjës), është në duart e kancelares dhe ajo vendos.


Video